Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Të rinjtë serbë themelojnë një portal për krimet e luftës

nga Revista Kosovarja

Disa të rinj serbë kanë themeluar një portal për krimet e luftës që janë bërë nga shpërbërja e Jugosllavisë.Me moton “Jemi tepër të rinj të kujtojmë, por të vendosur që kurrë të mos harrojmë” ata po synojnë të informojnë popullin serb për krimet e luftës dhe t’ia kujtojnë shtetit serb përgjegjësinë që ka ndaj për këto çështje, njofton Klan Kosova.

Mbi artikull

“Platforma në internet ratusrbiji.rs (warinserbia.rs) synon t’ju informojë dhe edukojë ju për krimet e ndryshme të luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut që ndodhën midis vitit 1991 deri 2001 në territorin e Serbisë”, thuhet në përshkimin e sajtit.

“Duke dekonstruktuar narracionin zyrtar se shteti i Serbisë nuk ishte i përfshirë në shpërbërjen e shkaktuar nga lufta e Jugosllavisë së SFR-së dhe se nuk ka ndodhur asnjë krim në Serbi, dëshirojmë të kujtojmë përgjegjshmërinë që ka shteti i Serbisë, si dhe të japim një zë për viktimat e shumta që janë, deri më sot, të panjohura dhe të paditura për shoqërinë serbe”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]