fbpx

Të sapomartuarit kalojnë muajin e mjaltit duke luftuar për Ukrainën

nga Revista Kosovarja

Të sapomartuarit kalojnë muajin e mjaltit duke luftuar për Ukrainën

Ukraina për të 6 ditë më radhë ndodhet nën tensionin e pranisë së forcave ruse në disa qyteteve.

Mediat e huaja këtë të martë kanë publikuar historinë e një çifti ukrainës të cilët vetëm disa orë pas martesës së tyre në ditën e parë të pushtimit rus, iu bashkuan luftës për të mbrojtur vendin e tyre.

Yaryna Arieva dhe Svyatoslav Fursin kishin planifikuar që të martoheshin në maj, po vendimin e tyre e morën më parë dhe vendosën që të lidhin kurorë në Kiev javën e kaluar kur Rusia pushtoi, përpara se t’i bashkohej rezistencës ukrainase.

Të veshur me xhaketa kamuflazhi dhe duke mbajtur armë në dorë, çifti në një intervistë për CNN kanë thënë se muajin e tyre të mjaltit po e kalonin duke luftuar kundër trupave ruse që pushtuan atdheun e tyre./abcnews.al

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]