fbpx

Të shtëna me armë në kampusin universitar, pesë të lënduar

nga Revista Kosovarja

Pesë persona u plagosën nga të shtënat me armë zjarri pranë universitetit të Baltimores të martën mbrëma. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:25, sipas policisë.

Të plagosurit, ishin të moshës 18 deri në 22 vjeç, të cilët u dërguan në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën.

Pesë të plagosurit janë studentë të Universitetit Morgan, sipas shefit të policisë së Universitetit Shtetëror Morgan, Lance Hatcher.

Morgan State është një universitet historikisht kryesisht afro-amerikan. Aktualisht, ka rreth 9,000 studentë.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]