fbpx

Të shtëna me armë në Podujevë, arrestohen tre persona

nga Revista Kosovarja

Të shtëna me armë janë dëgjuar pasditën e sotme në Podujevë.

Rasti i dyshimtë ka ndodhur në fshatin Tashevc.

Sipas njoftimit policor, në vend të ngjarjes janë gjetur tetë gëzhoja plumbash.

Tre të dyshuar lidhur me rastin janë arrestuar.

Tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe 3 fishekë.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim policor./Indeksonline

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]