fbpx

Të shtëna me armë në qendër të Prishtinës, dy të plagosur

nga Revista Kosovarja

Dy persona janë plagosur në qendër të Prishtinës mbrëmjen e së hënës si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas dëshmitarëve dyshohet se disa të rinj janë gjuajtur me armë zjarri në qendër të Prishtinës

Policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke u marrë me hetimin e rastit, derisa ka rrethuar vendin e ngjarjes.

Zëdhënësja e policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka deklaruar se dy persona janë lënduar nga këto të shtëna.

“Rreth orës 20:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Qamil Hoxha në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

“Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë”, ka njoftuar tutje Ahmeti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]