fbpx

Të thënat se është në lidhje me Capital T nuk ndalen, rrëfen Adrola Dushi: “Kam vetëm një ‘Kapo’ në jetën time”

nga Revista Kosovarja

Ka kohë që përflitet për një lidhje të mundshme dashurie mes Adrola Dushit dhe Capital T.

Dyshja nuk e kanë konfirmuar asnjëherë këtë dhe megjithëse prej kohësh nuk kemi parë ndonjë shenjë nëse kjo është e vërtetë zërat se ata janë në një lidhje nuk po ndalen.

Në një intervistë të fundit modelja nuk kishte se si të shpëtonte nga kjo pyetje.

E pyetur se a ka një Kapo që për momentin ia ka marrë vëmendjen më shumë gjatë kësaj kohe apo ia ka prishur planet, ajo zgjodhi t’i shmangej me lezet duke mos iu referuar Capital T. Adrola tregoi se “Kapo” i vetëm i jetës së saj është djali i saj, Troi.

“Troi është ‘Kapo’ i vetëm i jetës sime, pasi është i vetmi njeri që më çon në qiell dhe më zbret në tokë brenda një sekonde. Ai është i vetmi që i komandon dhe i prish planet e mia. E kam thënë edhe herë të tjera që pa të, jeta ime nuk do kishte kuptim. Është “problemi” më i bukur i jetës sime, por me asgjë tjetër në botë nuk do ta ndryshoja. i them shpesh: “Po të mos ishe ti, nuk do isha as unë” dhe ai më përgjigjet: “E di, o maa”. Unë e di që ai nuk e kupton dot çfarë do të thotë kjo tani, por duke e dëgjuar shpesh, do ta mbajë mend dhe, me siguri, do ta vlerësojë kur të jetë më i rritur”, është shprehur Adrola duke konfuzuar që të gjithë fansat me këtë deklaratë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]