fbpx

Teksa flitet se është ndarë nga Fero, Arbenita i tregon reperit se ajo dhe Nina duken si dy pika uji!

nga Revista Kosovarja

Në muajin prill, Fero dhe Arbenita, u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Nina. Duket sikur çifti ishte konsoliduar, por Instagrami thote ndryshe. Arbenita dhe Fero nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Në fakt, ende s’e dimë ç’ka ndodhur dhe çfarë e shtyu çiftin të bënte këtë veprim. Me siguri ka qenë sërish një krizë momentale e çiftit, si ato para lindjes së bebushes.

Megjithatë, jemi të bindur se për hir të Ninës dhe dashurisë së tyre, ata do t’i zgjidhin gjërat sërish.

Epo në vorbullën e thashethemeve lart e poshte Arbenita reagon me një foto të Nina-s, ku na zbulon se ajo tashmë duket identike me mamin e saj, vetë modellen. Epo Fero na fal por ato duken si dy pika uji!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]