fbpx

Teksti i FAZ për Kosovën: Nuk ka më miq?

nga Revista Kosovarja

Gazeta prestigjioze gjermane “Frakfurter Allgemeine Zeitung”, një artikull të publikuar sot, të autorëve Tomas Gutschker dhe Michael Martens, ia kanë kushtuar acarimit të raporteve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

“Nuk ka më miq?”, është titulli i këtij shkrimi të FAZ i shoqëruar me fotografinë e presidentes Vjosa Osmani, në të cilën vihet në pikëpyetje raporti i Kosovës me aleatët, SHBA-në dhe BE-në.

Në këtë artikull thuhet që nga viti 1999 kur NATO ka bombarduar Jugosllavinë, Perëndimorët pothuajse gjithmonë ka mbajtur anën e Kosovës, megjithatë në artikull thuhet se për momentin, jo vetëm që janë tensionuar raportet me SHBA-në, por edhe me Bashkimin Evropian.

Shkrimi i FAZ tutje tregon për rrjedhën historike të ngjarjeve që nga viti 1999 e deri tek shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Në artikull thuhet se pa mbështetjen e shumicës së Perëndimit, shpallja e pavarësisë së Kosovë në vitin 2008 s’do të kishte shanse për të pasur sukses.

“Pa mbështetjen e shumicës së Perëndimit, shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008 nuk do të kishte asnjë shans për sukses”, thuhet në artikullin e FAZ.

Sot në FAZ është publikuar edhe një analizë e redaktorit të politikës Reihnhard Veser, duke thënë se kryeministri Albin Kurti me kokëfortësinë e tij po e dëmton Kosovën.

“Albin Kurti tani për tani e ka hedhur poshtë mbështetjen perëndimore për Kosovën. Ai nuk arriti të kuptonte rëndësinë e qetësisë në Ballkan për Perëndimin përballë sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës”, thuhet në analizën e Veser.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]