fbpx

Tensionohet situata në Leposaviq, gazetarët sulmohen nga personat e maskuar

nga Revista Kosovarja

Gazetarët që po i përcjellin nga afër ngjarjet në veri të vendit janë sulmuar në Leposaviq.

Gazetarët janë sulmuar me gurë, vezë e shishe, kryesisht nga personat e maskuar, raporton express.

Tensionimi i situatës nisi papritur, ndërsa forcat e KFOR-it po vijojnë të qëndrojnë në afërsi të objektit të komunës.

Personat e maskuar ishin të pranishëm edhe dje në protestat në komunat veriore. Në Zveçan, kur nisi përplasja me KFOR-in, ata dolën në rend të parë, duke sulmuar me mjete plasëse si shok-bomba e koktej molotovi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]