fbpx

Tentim vrasje në Greme të Ferizajt, plagoset me armë zjarri një person

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë pak para mesnatës është plagosur me armë zjarri një person, në fshatin Greme të Ferizajt, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima, i moshës madhore, cili u qëllua me armë nga persona akoma të panjohur është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Pasi Policia ka intervenuar, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

Rasti është duke u hetuar si “Vrasje në tentativë” dhe akoma nuk dihen rrethanat e tjera.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Ferizaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]