Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tentim vrasje në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një qytetar nga Prishtina ka njoftuar policinë se tre persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Malush Kodra” në Prishtinë, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

Policia po e cilëson rastin si “vrasje në tentativë”.

“Ankuesi mashkull K ka informuar se, tre të dyshuar meshkuj K, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Ankuesi nuk ka pësuar lëndime. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, theksohet në raport.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkohë nuk raportohet për të arrestuar, derisa polica është në kërkim të personave të dyshuar dhe rasti është duke u hetuar./Express/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]