fbpx

Tentoi të fuste para të falsifikuara në Kosovë, arrestohet i dyshuari- me vete kishte 96 mijë dollarë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për futjen e parave falls në Kosovë.

Sipas njoftimit të lëshuar nga ky institucion, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka arrestuar të dyshuarin dhe i janë konfiskuar 96 mijë dollar.

“Pas një pune operative-hetimore, rreth orës 23:00 (29.03.2024) është zhvilluar një operacion policor në Han të Elezit. Paraprakisht ishin siguruar informata konkrete se personi i dyshuar I. D., (viti i lindjes 1970, shtetas i Maqedonisë së Veriut), është duke futur në Kosovë para të falsifikuara, konkretisht dollar amerikan. I dyshuari është arrestuar në flagrancë nga hetuesit policor gjatë tentimit të tij për të vënë në qarkullim një sasi të madhe të dollarëve amerikan që dyshohet se janë të falsifikuara. I dyshuari 100 $ dollarë të falsifikuara, i shiste për 40 euro”, thuhet në deklaratë.

Pos parave të njëjtit i janë konfiskuar edhe një automjet dhe telefoni.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]