Sot, pas mesnate në stacionin policor në Skënderaj është raportuar një rast i veprës penale “vjedhje e rëndë mbetur në tentativë”.
Reagimit i shpejtë i njësive policore ka rezultuar që të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari i cili me forcë kishte tentuar të kryej vjedhje ku cak i kësaj ishte një barnatore.
Te personi i dyshuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me nëntë fishek dhe dëshmi tjera materiale qe dyshohet të jenë përdorur nga i dyshuari.
Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili ndaj të dyshuarit Rr. G., 35 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, i ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprat penale “vjedhje e rëndë ne tentativë “ dhe “mbajtje në pronësi, kontrolle të paautorizuar të armës”.