fbpx

Tentoi t’i jepte 10 euro ryshfet policit, arrestohet serbi

nga Revista Kosovarja

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në fshatin Trudë. I njëjti u arrestua pasi që kishte tentuar t’i ofronte ryshfet zyrtarit policor për të liruar nga kundërvajtja në trafik.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka tentuar që t’i jap zyrtarit policor 10 euro qe ta lirojë nga kundërvajtja në trafik.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]