fbpx

Teoria e vathëve me perla: A janë këto aksesorë arsyeja pse je beqare?

nga Revista Kosovarja

Një teori e çuditshme që po qarkullon në TikTok pretendon se një palë vathë të veçantë mund të jenë arsyeja pse disa gra mbeten beqare.

Sipas kësaj “teorie të vathëve me perla”, meshkujt thuhet se ndihen të frikësuar apo të larguar nga gratë që i mbajnë ato, duke i perceptuar si intimiduese ose me standarde të larta.

Krijuesja e përmbajtjes Morgan McGuire në një video në faqen e saj @morganmcguirept2 thotë me humor:
“Së fundmi po e kuptoj që jam kronikisht beqare… sapo mësova për ‘teorinë e vathëve me perla’… s’qenka çudi që jam vetëm, jam e mbuluar me perla.”

Sipas disa komentuesve në TikTok:

“Nëse mban perla, s’do gjesh të dashur sepse duken si shenjë që je e paarritshme ose shumë kërkuese.”

Megjithatë, të tjerë nuk bien dakord. Një grua shkroi:

“I kam veshur për vite me radhë dhe jam në një lidhje të mrekullueshme – pra jo, nuk është e vërtetë.”

Një postim në Reddit për të “testuar” këtë teori te meshkujt nxori reagime të ndryshme. Një burrë tha:

“Janë elegante. Për mua, nuk ka asnjë ndikim negativ – nëse më pëlqen vajza, nuk ka rëndësi çfarë vathësh ka.”

Një tjetër shtoi:

“Si trajner për takime, mund të them se burrat rrallë vënë re aksesorët.

Shumë gra me vathë të çuditshëm kanë dalë me meshkuj fantastikë.”

Pra, a ka ndonjë bazë kjo teori? Deri tani, është më shumë një trend i rrjeteve sociale sesa një fakt.

Por nuk përjashtohet që aksesorët të ndikojnë në perceptime të vogla, veçanërisht në kontekste sociale

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]