12
Një tërmet me magnitudë 2.4 ballë u regjistrua në orën 3 e 59 minuta të mëngjesit me epiqendër në Peshtani-Ohër-Strugë, rreth 115 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
Observatori sizmologjik në Fakultetin e Shkencave natyrore- matematikore në Shkup kumtoi se, sipas të dhënave të deritashme, tërmeti u ndje në Ohër dhe zonën përreth me një intensitet prej III ballë sipas Shkallës evropiane makroseizmike, raporton Alsat M, transmeton Insajderi.
Nuk ka informacione për dëme materiale nga ky tërmet.