fbpx

Tërmet në Shqipëri, ndihet edhe në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Një termet me 3.4 shkallë të Rihterit është regjistruar të martën në Shqipëri, e dridhjet janë shënuar edhe në Kosovë, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC).

Në njoftimin e publikuar në rrjetin social X, EMSC-ja shkroi se tërmeti është ndier 20 kilometra në drejtim të Pejës, derisa epiqendra ishte Shkodra.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe disa dridhje më të vogla.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]