fbpx

Tërmeti me magnitudë 6.1 “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

nga Revista Kosovarja

Një tërmet i fortë ka rënë në det mëngjesin e sotëm, duke u ndjerë në disa qytete të Greqisë, por edhe në shtete të tjera.

Tërmeti ra 156 kilometra në juglindje të ishullit Karpathos në Greqi dhe ishte me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter. Thellësia ishte 66.3 kilometra nën tokë.

Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në ishullin e Kretës, që javët e fundit është tronditur nga disa tërmete.

Ky tërmet është ndjerë edhe në Egjipt e Izrael, kanë raportuar mediat e këtyre vendeve.

Ndërkohë, sizmiologët grekë kanë thënë se nuk ka vend për panik dhe as nuk ka paralajmë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]