fbpx

Terrorizohet 18-vjeçari në Hajvali/ Shokët me të cilët ishte në lokal e kërcënojnë me thikë dhe e grabisin

nga Revista Kosovarja

Një 18-vjeçar ka qenë pre e një grabitjeje dje rreth orës 18:00 në fshatin Hajvali në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në lokalin ‘Infinity’, ku po qëndronte 18-vjeçari bashkë me dy të dyshuarit, M.H., 19-vjeçar dhe B., 16-vjeçar, e po ashtu bashkë me ta ishte edhe një dëshmitar.

Pas një kohe që të katërtit kishin qëndruar bashkë në një tavolinë, 16-vjeçari B., i kishte kërkuar viktimës që t’i japë para, e që ky i fundit nuk ishte bindur, duke thënë se nuk ka. Por B., ishte i vendosur që medoemos të marrë diçka nga viktima dhe në këtë mënyrë i kishte kërkuar që t’ia japë telefonin e tij.

Atëherë kur viktima sërish refuzoi, u përball me kërcënim serioz për jetën, pasi që 16-vjeçari kishte nxjerrë thikën dhe e kishte kapur viktimën që të mos ikte. Në ndihmë i erdhi edhe i dyshuari tjetër, M.H., i cili e kishte mbajtur viktimën për duarsh në mënyrë që më pas ta rrëzojnë në tokë.

Pas gjithë kësaj, të dyshuarit kishin arritur që me forcë t’ia marrin 18-vjeçarit telefonin e tij.

Për gjithë sherrin që e zuri me ata që po qëndronte në një tavolinë, 18-vjeçari i është drejtuar Policisë që të kërkojë ndihmë për zbardhjen e rastit, ku ndër të tjera bëri të ditur që personi i katërt që ishte duke qëndruar me ta, pra dëshmitari, nuk kishte ndërhyrë që t’i dalë në ndihmë 18-vjeçarit.

Pas denoncimit, Policia është vënë menjëherë në lëvizje, me ç’rast ka arritur që të arrestojë 16-vjeçarin B., i cili është shoqëruar në Stacion Policor për intervistim.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurorja kujdestare për të mitur, e cila ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘Grabitje’ dhe i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]