fbpx

“Tesa Academy” së shpejti me master class, një spektakël bukurie dhe produkte të reja premium

nga Revista Kosovarja

Për Kujtesa Gashi-Tesen, nuk është hera e parë që shkruhet, pasi ajo është tejet e njohur për punën që bënë në fushën e bukurisë dhe estetikës.

Zanatin e ka nisur që në fëmijëri dhe prej vitesh nuk ndalet së bëri më të mirën në profesionin e saj. E veçanta është se krahas punës e ka avancuar dhe perfeksionuar vetën përmes seminareve e trajnimeve kudo në botë dhe kjo vetëm për ti sjell të gjjtha risitë e botës së bukurisë në Akademinië e saj, “Tesa Academy” që gjendet në Prizren dhe Tiranë, ku shumë studente aftësohen profesionalisht dhe dalin në tregun e punës të gatshëm për ta bërë më të mirën.

Tesa, thotë se të qenit ajo, grua e fortë, e sukseshme dhe e pa ndalshme, është përgjegjësi, sfidë, por edhe bukur. “Suksesin duhet ta ushqes, sepse nëse ke sukses, nuk do të thotë të ndalesh, por të vazhdosh e të qëndrosh sukseshëm. Biznesi duhet menaxhuar me punë të shkëlqyer, se nuk ka ndryshe”.

“Tesa Academy, si më e njohura në vend, është Akademi e licensuar nga shteti shqiptar, e cila studenteve u jep mundësi për një çertifikim të njohur në të gjithë botën. Studentet aftësohen profesionalisht nga trajner vendor dhe ndërkombëtar nga Italia, Turqia, Gjermania, etj. Madje, në “Tesa Academy” jepen çertifikata italiane, gjermane dhe turke. Studentët trajnohen dhe çertifikohen për estetikë të avancuar, për grim, thonjë, makeup permanent, etj.

“Tesa Acedemy” njihet edhe për organizimin e shumë master class me emra të mëdhenjë internacional të fushës së bukurisë dhe estetikës.

A do të ketë master class në vijim?

“Po, do të ketë master class, madje me shumë risi dhe ekskluzivitete, ku do të vijë ylli i estetikës Kübra Kehibar nga Turqia dhe Sulltan Bekar, e sigurisht që do të jem edhe unë me to. Master Class do të mbahen me datën 24 në Tiranë dhe me datën 26 në Prizren”, thotë Tesa, e cila njihet për organizimin e master calssave ku nuk mungojnë risitë, e ku këtë herë e mirënjohura Kübra ka vendosur që gjerat e reja ti prezantoj së pari në Kosovë.

Të kujtojmë që tek Tesa mund të gjenden ekskluzivisht produktet turke premium, të cilat janë të çertifikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Kozmetikës për gjithë Europën. “Kemi Archelle dhe Rochell premium të cilat janë komplet me basë bio për pastrimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës, ushqimin, hidratimin dhe heqjen e rrudhave pa shpime, pa pickime”.

Ndërkohë, jeta e Kujtesa Gashit, e njohur si Tesa, ka një dinamikë të jashtëzakonshme mes angazhimeve profesionale dhe atyre të jetës private e familjare.

Së fundi ishte edhe në një festival të mrekullueshëm, më konkretisht në Festivalin e Bukurisë 2022 në Turqi. “Ishte një festival i mrekullueshëm, të cilin them se ka nevojë ta bëjë çdo vend. Sëpari dua ta falenderoj organizatorin dhe pronarin e fabrikës Salkom Ekrem Genc ce na dha mundësin e një festivali te tille, që ishte pervojë dhe mesime pa kufi, knaqesi për profesion dhe ripërtritje e rutines së përditshme”. Edhe vetë Akademia e Teses tashmë ka në planë organizimin e një spektakli të tillë, i cili do të realizohet sipas modulit turk, por diku në bregdetin shqiptar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]