fbpx

Testet mjekoligjore: Gratë ukrainase janë përdhunuar para se të vriteshin

nga Revista Kosovarja

Testet mjekoligjore të kryera në kufomat e civilëve të hedhura në varreza masive në rajonin e Kievit tregojnë se gratë janë përdhunuar përpara se të vriteshin brutalisht.

Dhjetra autopsi janë kryer mbi kufomat e gjymtuara nga Bucha, Irpin dhe Borodianka, ku shumë prej tyre tregojnë shenja torture dhe vrima të shumta plumbash në shpinë, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.

Vladyslav Pirovskyi, një mjek ligjor ukrainas që kreu autopsitë, thotë se tashmë kanë disa raste që tregojnë se ato gra ishin përdhunuar përpara se të qëlloheshin për vdekje.

“Ne nuk mund të japim më shumë detaje pasi kolegët e mi janë ende duke mbledhur të dhënat dhe ne kemi ende qindra trupa për të ekzaminuar”.

Ai foli edhe për vështirësitë e identifikimit të trupave.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]