Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tetë persona të vdekur në festivalin e muzikës

nga Revista Kosovarja

Tetë persona vdiqën dhe qindra të tjerë u lënduan në natën e së premtes gjatë ceremonisë hapëse të një festivali të madh muzikor në Houston të Teksasit.

Mbi artikull

Tragjedia ndodhi në Festivalin “AstroWorld”, për të cilin ishin shitur të gjitha biletat, shkruan ABC13.

Pjesa më e rëndë e incidentit filloi rreth orës 9 e 15 minuta të mbrëmjes sipas kohës lokale, kur turma prej rreth 50.000 personave filloi të lëviznin në drejtim të skenës, sipas komandantit të zjarrfikësve në Houston, Samuel Penja.

Turma filloi të ngjeshej drejt pjesës së përparme të skenës dhe njerëzit filluan që të bënin panik”,, tha ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Komandani i policisë në Houston, Troy Finner, tha se organizatorët e festivalit e pezulluan organizimin, kur u bë e qartë se shumë persona janë lënduar.

Incidenti vdekjeprurës ndodhi disa orë pasi një turmë masive e njerëzve e kaluan perimetrin e sigurisë para fillimit të festivalit, duke krijuar një situatë kaotike për personelin e sigurisë. Komandanti policor tha se këto dy ngjarje nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]