fbpx

Tetë raste të dhunës në familje u raportuan dje, 5 të dyshuar u liruan pas intervistimit

nga Revista Kosovarja

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar tetë raste të dhunës në familje në polici. Pesë raste janë raportur në rajonin e Prishtinës, dy raste në Decan dhe një në Zveçan.

Prej 8 rasteve, pesë të dyshuarit për dhunë janë liruar në procedurë të rregulltë pas intervistimit.

Ndërkaq, vetëm tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, raporton Insajderi.

Detaje nga raporti i policisë:

“Graçanicë 06.01.2024-02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, nën ndikim ta alkoolit, ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave femra kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

“Prishtinë 06.01.2024-05:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”

“Fushë Kosovë, Dhjetor 2023, NN. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

“Fushë Kosovë 06.01.2024-17:27. Viktima femër kosovare ka raportuar se ka pranuar një SMS me përmbajtje kërcënuese nga e dyshuara femër kosovare (nëna e saj). Lidhur me rastin e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

“Graçanicë 06.01.2024-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Deçan 06.01.2024-10:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.”

“Deçan 06.01.2024 – 22:45. Ankuesja femër kosovare raporton se i dyshuari kosovar (babai i saj) ka ushtruar dhunë psikike ndaj ankueses. I dyshuari është intervistuar, me vendim të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.”

“Zveçan 06.01.2024-00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]