Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tetë të infektuarit me COVID-19 janë nga këto komuna

nga Revista Kosovarja

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot janë diagnostifikuar tetë raste me COVID-19 dhe janë shëruar 31 persona të tjerë.

Mbi artikull

Të infektuarit janë tre nga komuna e Prishtinës, dy nga komuna e Mitrovicës dhe nga një në komunat e tjera.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Llazarevë- Obiliq, Fushë Kosovë dhe Gjilan.

Sot më 09 maj 2020, janë shëruar 31 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 653 raste.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]