fbpx

Tetë vetura përplasen në një aksident në Sllatinë

nga Revista Kosovarja

Një aksident tjetër zinxhiror ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, afër rrugës së aeroportit në Sllatinë.

Tetë automjete janë ndeshur mes veti ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.

Nuk është raportuar për persona të lënduar.

Rikujtojmë se në këtë rrugë, sot kanë ndodhur edhe dy aksidente tjera trafiku me persona të lënduar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]