Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Teuta Selimi e mbulojnë me para në dasmë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur Teuta Selimi ishte e ftuar për të performuar në një dasmë ku performanca e saj magjepsi të ftuarit.

Mbi artikull

Me zërin e saj karakteristik dhe energjinë në skenë, ajo krijoi një atmosferë të paharrueshme duke i ngritur të gjithë në këmbë për vallëzim.

Të pranishmit nuk kursyen duartrokitjet dhe bakshishet, duke e shpërblyer Teutën me shumë dashuri e bujari.

Performanca kulmoi kur disa nga mysafirët, të entuziazmuar nga atmosfera, nuk ngurruan të shpërblenin Teutën me bakshishe të konsiderueshme.

Moneytizer Paragrafi 4

Pamjet tregojnë se këngëtarja, mori në duar shuma të majme parash si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për argëtimin që u ofroi.

Ky moment është komentuar gjerësisht edhe në rrjetet sociale, ku fansat dhe ndjekësit e saj kanë vlerësuar profesionalizmin, zërin dhe energjinë që Teuta sjell në çdo skenë. Një tjetër dëshmi se ajo mbetet një nga emrat më të dashur dhe më të kërkuar të muzikës shqiptare, sidomos në evente familjare.

[social_embed network=”tiktok” link=”https://www.tiktok.com/@neosss1/video/7536919761100229910″]

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]