Vajza e tezës sime gjatë gjithë kohës kishte pasur lidhje me të dashurin tim, e Zoti ia ktheftë me të keq siç ma ktheu ajo mua…
Jam 25 vjeçe, ende e pamartuar. Isha e fejuar katër vjet. I fejuari im ishte 10 vjet më i vjetër se unë, por kjo gjë nuk më pengonte të kaloja mirë me të.
Duheshim shumë, andaj edhe vendosëm të fejoheshim. Fejesën e bëmë në një lokal dasmash në periferi të Prizrenit.
Edhe pas fejesës çdo gjë më dukej se shkonte mirë. Por, në një gjë hezitoja: I fejuari im, sa herë që ia përmendja martesën, më thoshte: “Ka kohë!”.
Kjo më nevrikoste, më shtynte të mendoja se ishte një pengesë në lidhjen tonë, por që nuk ia gjeja fijen…
Ose do të martohemi ose do të ndahemi!
Kështu, herë mirë e herë keq, i kaluam rrafsh 4 vjet të fejuar. Por, një ditë më erdhi shpirti në fyt dhe i thashë: Ose do të martohemi brenda një muaji ose do të ndahemi?!”.
Prita se do të reagonte ashpër, por ai nuk u trondit shumë. Në fund, më tha: “Si të duash ti!”.
E, kjo më dha të kuptoj se ai, me pa durim, e kishte pritur ndarjen, por ndoshta i kishte ardhur keq prej meje…
Sidoqoftë, fill pas ndarjes, ai doli haptas dorë për dore me vajzën e tezës sime, e që pa fije turpi, kur i hasa në rrugë, pasi i pështyva në fytyrë, tezakja më tha se janë në lidhje qe disa vjet…
E, tek pas fjalëve të saj e solla në mendje se tezakja ka vite që ishte xheloze në mua. Por, gjithnjë e arsyetoja me shkakun se unë isha më e bukur se ajo, e mendoja se kjo i pengonte…
Por, hilja kishte qenë te lidhja që ajo kishte pasur me të fejuarin tim. Andaj, Zoti ia ktheftë asaj si ma bëri ajo mua! Mos paftë ditë të mira! Mos pastë rehati e as të ardhme me ishin-tim!
Veranda, Prizren