fbpx

Pse kam frikë të martohem?

nga Revista Kosovarja

Përshëndetje zonjë! Jam një vajzë, 26-vjeçare, nga Drenasi. Jam jetime prej kohësh dhe jetoj me frikën për t’u martuar.

Nuk di pse kam frikë të martohem dhe nuk jam e gatshme për martesë. Jam e mbushur ankth.
A kam arsye për diçka të tillë apo si të veproj?

“Drenasja”

Përgjigje:
Je rritur pa mbështetjen e duhur prindërore dhe kjo ka bërë që ta keni të pranishme frikën në shpirt për t’u përballur me një realitet që do ta ndryshojë jetën tënde.

Martesa ta bën të ndryshueshme jetën prej mënyrës se si je mësuar të jetosh deri më tani, por duhet ta provosh anën femërore të dhuntisë dhe të pranosh martesën.

Nuk duhet të mendosh çdo herë se do të dështosh në jetë dhe se do të kesh vetëm të keqen në jetë para vetes. Duhet ta mendosh të ardhmen sipas moshës dhe anës normale se në këto vite ty të duhet martesa patjetër dhe përmes saj do të thurësh ëndrrën e lumturisë.

Sepse, ku ka më lumturi sesa t’i kesh për dore fëmijët tu, të cilët do të të bëjnë të lumtur,duke t’i thyer iluzionet e këqija.

Nuk është te asnjë bashkëshortësi çdo gjë ideale dhe e përkryer, sepse jeta sjell obligime dhe detyrat familjare janë sfida që duhen menaxhuar e menaxhimi nuk i përket vetëm anës komerciale dhe ekonomike, por edhe anës shpirtërore të prindit, por këtu nuk bën as ti përjashtim.

Pranoji proceset biologjike dhe fatin do ta bësh vetë. Ne e kërkojmë fatin si teori, por fatin e ndërtojmë vetë në shumicën e rasteve.

Ka raste që fati vjen edhe vetë dhe ai është i papërcaktuar e në kuptimin teorik secili njeri e pret në çdo kohë, duke ju nënshtruar atij sikur diçkaje që po vjen nga qielli.

Por, në shumicën e rasteve fatin e ndërtojmë vetë me sjelljen tonë dhe me përcaktimin e rrugës sonë. Këtu një rol të rëndësishëm e ka talenti njerëzor e talentin e lindë natyra që, gjithashtu, ka shpjegimin e vet.

E, për t’i bërë gjërat konkrete, ne duhet të dimë se rrugën e fatit e përcaktojmë vetë në masën më të madhe. Andaj, eci fatit edhe ti…


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]