J.Lo nuk ishte shumë e kënaqur me vendimin që ajo dhe Shakira të dilnin në skenën e ”Super Bowl 2020” së bashku, duke pranuar në dokumentarin e saj të ardhshëm të Netflix, “Halftime”, se ajo mendonte se ishte “Ideja më e keqe në botë”.
Menjëherë pas kësaj kanë reaguar fansat, duke shprehur se pavarësisht nga kufizimet kohore, ajo dhe Shakira ishin ende në gjendje të bënin një shfaqje mjaft ikonë.
Ndonëse Jennifer nuk bëri komente të drejtpërdrejta ndaj Shakirës, shumë përdorues e interpretuan zhgënjimin e saj si një sulm apo xhelozi ndaj këngëtares.