Lajmi i ‘aksidentit’ të Meriton Mjekiqit, fundjavën që lamë pas mori vëmendjen totalë në rrjetet sociale, por fatmirësisht rezultoi se moderatori nuk ishte përfshirë në asnjë aksident dhe gëzon shëndet të plotë.
Vetë Milaim Zeka, ndau një video pas këtij momenti duke “ironizuar” audiencën dhe duke pohuar se kishte qenë në një makinë më Meritonin dhe se ai ishte shumë mirë. “Isha në kontakt me Meritonin, para se ta vërtetoja nga Meritoni se lajmi ishte totalisht gënjeshtër, thashë atëherë po bëj dhe unë një gënjeshtër”, tha ai në Ftesë në 5.
Ai shtoi se mediat duhet të verifikojnë lajmin përpara se ta ndajnë për një publik më të gjerë.