fbpx

Thaçi , 21 vjet në politikë. A është kjo arsyeja për kaq ndryshim të madh ?

nga Revista Kosovarja

Hashim Thaçi është President i Republikës së Kosovës, i zgjedhur më 26 shkurt 2016 në Kuvendin e Kosovës. Detyrën e presidentit e mori më 7 prill 2016, pas betimit solemn në Kuvendin e Kosovës.

Para se të bëhej president, Thaçi ka qenë një vit Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme (2014-2015), si dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës në dy mandate (2007-2014).

Thaçi ka qenë kryetari i parë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe është rizgjedhur vazhdimisht kryetar i partisë, deri më dorëheqjen e tij më 26 shkurt 2016, para se të votohej për President të Kosovës.

Vitet në politikë, i kanë sjellë edhe një ndryshim të madh presidentit aktual. Ky ndryshim është aq i madh, sa që edhe nuk mund ta njohësh Thaçin e viteve 1999-2000.

Është pikërisht një fotografi e cila po qarkullon në rrjetet sociale, që tregon për ndryshimin e madh që ka ndodhur tek Thaçi.

Ja pamjet:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]