I pari i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmë deklaroi se e respekton procesin për zbardhjen e së vërtetës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për rolin e tij në ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Presidenti gjatë një adresimi përmes rrjetit social Facebook, bëri thirrje për dialog mes forcave politike në Kosovë, për debat të shëndetshëm mes qeverisë dhe opozitës si dhe theksoi nevojën për unitet në raport me dialogun me Serbinë.
Ai gjatë këtij adresimi, që është i pari pas kthimit nga Haga, tha se historia e rezistencës së Kosovës, “do të bëhet njëherë e përgjithmonë e paprekshme nga askush”.
Mirëpo, derisa kreu i shtetit po i adresohej popullit, në Kosovë ndodhi një gjë interesante.
Një nënë e moshuar, afrohet afër televizorit dhe shikon nga afër se çfarë po deklaron presidenti Thaçi rreth intervistimit nga Specialja.
Madje, në faqet që është shpërndarë kjo fotografi, aty shkruhet se, “lokja 85 vjeçare nuk ka mundur t’i ndalë lotët”.
Në vazhdim sjellim foton.