Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Thaçi: Do të largohem plotësisht nga politika, dikush do të gëzohet

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do të kandidoj përsëri për president.Ai tha se nuk do t’i kthehet rrugës që ka kaluar në momentin që do t’i përfundojë mandati.

“Pas pak muajsh do të largohem përfundimisht nga jeta institucionale. S’do të kandidoj as për president, e as s’do t’i kthehem rrugës që kam kaluar”, është shprehur Thaçi te Cim Peka.

Tutje, Thaçi premtoi se nuk do të kthehet në asnjë pozitë institucionale qeveri.“Pra, s’do të kthehem në asnjë pozitë institucionale, parlament apo qeveri. Do të jem Hashim Thaçi, pa petkun institucional”, thotë Thaçi, duke shtuar se se pas largimit të tij dikush do të gëzohet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]