Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka thënë se ftesa për të marrë pjesë në një takim në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, me palën serbe për vazhdimin e procesit dialogues, është e mirëpritur.
Thaçi tha se ky proces do jetë për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë dhe se kjo ftesë e rritë shpresën e Kosovës që marrëveshja të përfundoj pozitive.Presidenti Thaçi ka thënë se duhet të jenë të unifikuar në këtë proces.
“Institucionet e Kosovës pas ftesës së SHBA-së, të presidentit Trump, amabsadorit Grenell për të vazhudar dialogun në Shtëpinë e Bardhë, jam përgjigjur pozitivisht dhe mirëpresim këtë vendim shumë të drejtë të SHBA-së. Në besim të plotë se është koha që konkretisht të lëvizim si shtet dhe shoqëri por edhe paqen në tërë rajonin. Definitivisht qytetarët e meritojnë progresin, jetën në prosperitet, krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e mirëqenies sociale”.
“Qëllimi i SHBA-së dhe ftesa për 27 qershor për takim rritë shpresën, optimizimin që ky proces do ketë sukses. E para pasi që ky proces e ka mbështetjen e qartë të SHBA-së, të vetë presidentit Trump dhe këmbëngulësinë e ambasadorit Grenell. Kosova gjithmonë ka luftuar me SHBA-në dhe ka dalë fituese. Uashingtoni e ka të qartë se ky proces është për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë por edhe për të vazhdu anëtarësimi i Kosovës në organizata. Ky proces është për Kosovën dhe gjithë qytetarët e saj”.“Kështu ka qenë në Rambuje dhe jam i bindur që kështu do jetë dhe në Uashington. Kosova nuk ka kohë për të humbur, duhet të lëvizim sa më shpejt që të jemi pjesë e OKB-së, NATOS-s e BE-së. Këtë synim dhe vizionit politik të institucioneve tona mund ta bëjmë me partneritet të palëkundur me SHBA-në e BE-në. Fokusi duhet të jetë që Kosova të jetë e unifikuar, e bashkuar në SHBA”, tha ai.