Në 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala janë shfaqur përmes një lidhje direkte nga Haga.
Ata janë parë të buzëqeshur teksa ishin në një lidhje direkte me familjarë të Shalës, nga e cila lidhje pastaj është shkëputur një fotografi.
Djali i Shalës, Flakroni ka publikuar fotografi të dyshes kur ishin pjesë e UÇK dhe tani që po mbahen padrejtësisht në Hagë.
“Nga fronti i luftës në 1999 te sfidat e sotme—gjithmonë në shërbim të Kosovës! Historia mund të ndryshojë, por idealet mbeten të pathyeshme. Gëzuar Pavarësinë, populli i Kosovës!”, ka shkruar ai.
Theksojmë se me 4 shkurt, Shala është dënuar me tri vite burgim si dhe me 500 euro gjobë nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë.
Ndërsa gjykimi ndaj Thaçit është duke vazhduar.