fbpx

Thaçi pas kthimit nga Haga, relaks në Brezovicë dhe çajin e pi në Brojë

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Kosovës ka kaluar pasditen e kësaj të diele me prindërit e tij në fshatin e lindjes. Ai nga Buroja ka publikuar fotografi, duke treguar se këtë pjesë të ditës së bashku me babanë dhe nënën e kalojnë me çaj të zi.

Vizitën te prindërit presidenti e bëri pas vizitës në malet e Sharrit.

“Çajin e pasdites me prindërit në Burojë. HTH”, shkroi Thaçi, duke publikuar fotografi me të dy prindërit.

“Në mesditë nëpër ujëvarat e shpatijeve të maleve të Sharrit. HTH”, shkroi Thaçi bashkëngjitur fotografisë.
Ndërkohë mbrëmë Thaçi iu drejtua qytetarëve lidhur me intervistimin e tij katër ditor në Hagë. Ai u shpreh i bindur në pafajësi.

Muajin e kaluar Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.

 

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4051993234871005

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]