fbpx

Thanë se erdhi në seancë me Covid-19, Adriana Matoshi ua mbyll gojën të gjithëve

nga Revista Kosovarja

Në media ka qarkulluar një lajm se deputetja e VV-së, Adriana Matoshi erdhi e sëmurë në Kuvendin e Kosovës dje dhe se është e dyshimtë se është e infektuar me koronavirus.

Por, Matoshi përmes një postimi në Facebook ka demantuar këto lajme.

Ajo ka publikuar testin që e kishte bërë të të premtën, ku kishte rezultuar negativ.

Postimi i plotë i Adriana Matoshit:

Është e turpshme dhe e paprecedant lufta dhe përpjekjet e disa qarqeve për të dëmtuar procesin e formimit të institucioneve të Kosovës, qoftë edhe me spekulimet mbi gjendjen shëndetsore timen. Nuk është hera e parë që më sulmojnë, por gjithashtu nuk do të jetë hera e parë që mund të më nënshtrojnë. Ja, urdhëroni e shikoni, vlerësoni dhe dëshprohuni nga rezultati i testit tim.

https://www.facebook.com/amatoshi1/posts/10159454142758960

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]