fbpx

‘The Crown Boutique Hotel & Spa’- ndër më të veçantit në kryeqytetin shqiptar

nga Revista Kosovarja

Ndryshe nga hotelet tjera, The Crown Boutique Hotel solli një tjetër frymë në Tiranë për të gjithë adhuruesit e stilit anglez në fushën e hotelerisë, shkruan Kosovarja.

Nëntë dhoma të ndryshme përshtatur për këdo që dëshiron të qëndrojë aty, qendër SPA me kripë himalajesh e përfshirë në paketat e hotelit, restorant cilësor në ushqim, ambjent e më tej dhe patjetër një staf profesional për cdo shërbim të The Crown i cili do bëjë qëndrimin tuaj vërtetë mbretërorë.

Ajo çka e bën këtë strukture edhe më të veçantë, është: Bubbles afternon tea. Një shërbimi i çajit I sjellë në stilin e traditës së vjetër angleze që shoqëron më së miri pasditet mes miqsh dhe mikeshash ku shija e cajrava përshtatet me ‘’snacks’’ të përgatitur nga fillimi nga kuzhina e tyre.

Po ashtu, The Crown ofron edhe hapësirë private, ndryshe e quajtur “prive room” për të gjithë ata që duan të kalojnë momente të ditës apo të festojnë eventet e tyre në privatësi të plotë dhe me një shërbim të dedikuar.

Ndërsa kur flasim për restorantin e këtij hoteli flasim për sinonimin e kualitetit, shijes dhe ekselencës sa I përket standartit të restoranteve në Shqipëri dhe jo vetëm.

Përpos rezervimeve apo dëshirës së klientëve për të festuar në ambientet e restorantit, vet The Crown organizon mbrëmje vërtet të detajuara në dekor, muzikë dhe ushqim për fundjava të bukura por jo vetëm.

Mos e humbisni këtë oazë në zemër të Tiranës në të cilin do të përjetonit më shumë se një vakt, qëndrim apo shërbim SPA, do të shijonit një eksperiencë. /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]