Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Theret me thikë 17-vjeçari në Prizren, kjo është gjendja e tij

nga Revista Kosovarja

Sot rreth orës 15:30, Emergjenca e Spitalit të Prizrenit ka njoftuar se aty është sjell një person i therur me thikë, por që ndodhej jashtë rrezikut për jetë.

Mbi artikull

Kështu ka njoftur për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Viktima i lindur në vitin 2003, ka lëndim të lehtë trupor (therje me thikë), nga një person ende i panjohur për policinë.

Viktima, pas trajtimit mjekësor po intervistohet në stacionin policor në Prizren.

Moneytizer Paragrafi 4

Rasti ka ndodhur në rrugën ”Nexhat Fanaj”, shumë afër vendit të incidentit fatal të para më shumë se një muaji ku kishte humbur jetën një nxënës i shkollës së mjekësisë si pasojë e goditjes me thikë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]