fbpx

Theret me thikë një 25-vjeçar në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Sot, rreth orës 14:00, është therur me thikë një person në rrugën “Edit Durham” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 25 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]