190
Një mjek është therur me thikë ditën e shtunë në Ferizaj.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur në Qendrën Emergjente të Ferizajt, një person ka sulmuar me thikë mjekun kujdestar.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në Qendrën Emergjente të Ferizajt pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) mjekun kujdestar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.
