Nuk janë të rralla rastet kur ndodhin vrasje, plagosje dhe therjet me thika duke u rrezikuar kështu jeta e qytetarëve, por ajo që është më shqetësuese janë ngjarjet kur therjet me thika po bëhen nga të miturit të cilët po bëhen viktima të së njëjtës moshë, raporton Gazeta Sinjali.
E sot një rast i tillë ka ndodhur në Fushë-Kosovë ku një i mitur po dyshohet se është ther me thikë.
Sinjali mëson se viktima i mitur është qëlluar me thikë po ashtu nga një i mitur tjetër.
Gazeta mëson se i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar nga Policia.