fbpx

Theri gruan me thikë – Këto detaje ndoshta nuk i keni ditur më parë për dizajnerin e njohur

nga Revista Kosovarja

Festim Isufi, që dje theri me thikë partneren e tij, Rinën, në vitin 2020 ishte stilisti i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjeve “Haute Couture” në Javën e Modës në Paris.

Kjo ndodhi në shtëpinë e Coco Chanel, ku kanë prezantuar koleksionet e tyre stilistët me të famshëm botëror. Koleksioni i tij solli ngjyra të qiellit, kryesisht të lehta, modele fustanesh mbrëmjeje apo të përditshme.

Kujtojmë se sfilata e veshjeve të tij u mbyll me fustanin magjepsës te nusërisë nën tingujt e këngës “Baresha” në kujtim të ikonës së muzikës sonë, Nexhmije Pagarusha, këngë kjo që emocionoi dhe çoi në këmbë të gjithë të pranishmit e huaj dhe shqiptarë.

Përveç stilistëve të huaj, në sfilatën e Isufit ishte edhe Agnesa Vuthaj dhe Orinda Huta, Ambasadori i Kosovës në Francë, Qendrim Gashi dhe bashkëshortja e tij Jeta Abazi Gashi.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]