Tre persona janë lënduar në rrugën “Ali Hadri”, në Prishtinë. Dy nga ta janë therë me thikë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka thënë për Indeksonline-n se janë lënduar tre persona, dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë.
Personat e lënduar sipas Ahmetit janë dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
“Sot rreth orës 13 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.