fbpx

Therret me thikë një person në Prishtinë, “te kafet e rakisë”

nga Revista Kosovarja

Një therje me thikë ka ndodhur sot në vendin e njohur si “Tek Kafet e Rakisë” në Prishtinë.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30.

Nga sulmi me këtë mjet të mprehtë, një person ka mbetur i lënduar.

“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, kanë thënë nga Policia e Prishtinës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]