fbpx

“Ti shtrihesh nëpër takime”, sërish debate mes Alvisës dhe Mikelës! Vajzat rikthejnë “hatërmbetjet” e vjetra

nga Revista Kosovarja

Sot në “Për’puthen” është transmetuar takimi i Albit me vajzën e re, Alesian. Por si gjithmonë, pavarësisht se takimi shkoi shumë mirë, pati debate të ashpra në studio.

Gjatë javës Alvisa dhe Mikela kanë patur debate të ashpra, që nisën pasi kjo e fundit quajti Albin “zar” të Bashkimit dhe Alvisës, të cilët kanë krijuar shoqëri të mirë në program.

Alvisa tha se pas rrëfimeve të vajzave, ky diskutim i dukej i kotë.

Mikela i kërkoi sqarim, pse i ka thënë “Shtrihesh nëpër takime”, por konkurrentja tha se e kishte veçse në kuptimin e parë, pa asnjë tendencë.

“Më ke thënë një ofendim, që publiku nuk e ka parë, është shumë e shëmtuar”, tha Alvisa.

Asnjëra prej tyre nuk u tërhoq nga mendimet e tyre, madje Mikela i kujtoi edhe të kaluarën në program, që bëri që gjërat të tensionoheshin.

Opinionistja Elona Duro e konsideroi këtë “luftë me armë të ulëta”, edhe sepse ato kanë më shumë kohë në program dhe janë dy nga konkurrentet më të forta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]