fbpx

Tifozët shqiptarë tallen me të dashurin e Loredanës, i përmendin Mozzik-un gjatë ndeshjes

nga Revista Kosovarja

Reperja nga Ferizajt, Loredana Zefi dhe futbollisti Karim Adeyemi bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë pak muaj më parë. Kjo lidhje padyshim nuk ngeli pa u komentuar nga fansat, kryesisht të reperit Mozzik, i cili ka qenë ish-bashkëshorti i këngëtares Kosovare.

Shpesh në rrjet sociale në komentet e postimeve të çiftit, fansat kanë përmendur emrin e këngëtarit. Por duket se diçka e tillë ka ndodhur edhe në realitet.

Teksa Adeyemi po bënte nxehmjen për ndeshjen e Champions League, ku skuadra e tij Borussia Dortmund do të lunate përball anglezëve të Newcastle, disa tifozë shqiptar kanë thirru emrin e Mozzik, por janë injohuar nga futbollisti.

Kujtojmë që ishte vetë Mozzik që i hodhi ‘benzinë zjarrit’, teksa pas bërjes publike të lidhjes nga Loredana dhe Adeyemi postoi një foto me fanelën e Bayern Munich, rivalit të përjetshëm të Dortmundit.

Gjithashtu ai bëri një tjetër gjest epik në një nga koncertet e tij, teksa fansat i treguan emrin e futbollistit në telefon.

https://www.tiktok.com/@tafilbosi88?referer_url=insajderi.org%2Ftifozet-shqiptare-tallen-me-te-dashurin-e-loredanes-i-permendin-mozzik-un-gjate-ndeshjes%2F&refer=embed&embed_source=121355059%2C121351166%2C121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_masking&referer_video_id=7294273897233501473

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]