BBC ka shfaqur aksidentalisht një grua ‘topless’ gjatë fitores së Argjentinës kundër Francës në finalen e Kupës së Botës.
Argjentina fitoi titullin e tretë botëror në Katar pasi arriti ta mposht Francën me penallti.
Ndeshja u bë më e zjarrtë kur Lionel Messi shënoi një dygolësh dhe Kylian Mbappe u bë lojtari i parë që nga Sir Geoff Hurst i Anglisë në 1966 që shënoi një ‘hat-trick’ në një finale të Kupës së Botës.
Një tifoze u shfaq ‘topless’ pas finales së Kupës së Botës, pavarësisht ligjeve të rrepta të Katarit.
Një fanse u tërbua paksa, teksa hoqi këmishën dhe filloi ta tundte në ajër. Ajo shihej pa sytjena, e madje rrezikon edhe të arrestohet.
Në Katar, gratë duhet të vishen në mënyrë modeste në publik duke mbuluar shpatullat e tyre dhe duke mos veshur funde.
Ato që nuk ndjekin zakonet lokale mund t’u kërkohet të largohen nga një vend, t’u ndalohet hyrja apo edhe të arrestohen nëse veshja e tyre konsiderohet fyese.
Rregullat u zbutën gjatë Kupës së Botës, megjithatë është ende e rrezikshme për gratë të jenë ‘topless’ në Katar.
Identiteti i tifozes argjentinase nuk është bërë i ditur dhe nuk dihet nëse ajo u ndalua nga autoritetet pasi guxoi të dilte ‘topless’ në stadiumin Lusail.
Tifozja topless e Argjentinës u pa nga shikuesit me sy shqiponjë të mbulimit të finales nga BBC.