fbpx

Tifozja kroate “e nis” ditën me Granit Xhakën

nga Revista Kosovarja

Derisa në fushë po “luftohej” për çdo top, gjatë Kupës së Botës “luftë” pati edhe në tribuna, por në këtë pjesë, primatin pa asnjë dyshim e pati tifozja kroate Ivana Knoll.

Tifozja më “hot” e Botërorit e mbështeti Kombëtaren kroate deri në marrjen e medaljes së bronztë, ndërsa ishte prezente edhe në finale të Kupës së Botës.

E në njërën prej ditëve të qëndrimit të saj njëmujor në Doha të Katarit, ish-miss Kroacia u zgjua nga gjumi me Granit Xhakën “përballë”.

Më saktësisht, bukuroshja kroate e publikoi një video në Instastory ku shihet në dhomën e hotelit teksa thotë “Mirëmëngjesi” në gjuhën angleze dhe e publikon pamjen me ndërtesat e larta përballë.

E në njërën prej tyre shihet një fotografi gjigante e Granit Xhakës, i cili ishte protagonist i Zvicrës në “Katar 2022”.

Ivana Knoll u bë e famshme në krejt botën falë fizikut të saj të përkryer.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]