Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Time Kadriaj propozon Albin Kurtin për anëtarë të komisionit

nga Revista Kosovarja

Për të 40 herë me radhë ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. E opozita sërish kundërshtoi mënyrën e fshehtë të votimit. Deputetët opozitarë kërkuan nga kryesuesi Avni Dehari që ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Por për dallim nga herat e tjera, deputetja e AAK-së Time Kadriaj pati një propozim për antarë të komisionit. Ajo kërkoi nga Dehari të mos ia ndërpresë fjalen, pasi që kësaj radhe AAK ka një propozim për anëtarë të komisionit. E Kadriaj e pozpozoi Albin Kurtin.

“ NE sot e kemi një emër për komision. E propozojmë deputetin Albin Kurti”, tha ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]